INTERVISTA/ Endri Çekiçi: Pres ftesë nga Reja, Tirana dhe Partizani në garë për titull
Endri Çekiçi një nga talentet më të mirë shqiptar vitet e fundit i cili luan me skuadrën e sllovene Olimpija Ljubljana, ka folur në një intervistë ekskluzive për Albeu.com dhënë gazetarit Gerli Doko.

Djaloshi pogradecar i cili është dhe kapiten i Kombëtares U-21, ka shprehur dëshirën për luajtur me Kombëatren, dhe se pret me padurim një ftesë nga trajneri Edoarado Reja.

Ndërkohë, Endri gjithashtu deklaroi se në luftë për titullin kampion në Shqipëri janë Tirana dhe Partizani, po nuk la pa përmendur dhe Kukësin që këtë sezon është skuadër e frikshme.



Intervista e plotë:

1- Endri ju mbyllët një super sezon te Olimpja, ndoshta më i miri i karrierës tuaj premtoni dhe një të tillë si ai i kaluari ?

-Do punoj që të vazhdoj me këto ritme, dhe besoj se mund të bëj dhe më mirë.

2-Edhe këtë vit e keni nisur mjaft mirë duke shënuar 2 gola dhe keni qënë titullar në 8 ndeshjet e para, nga kush frymëzohet Endri para cdo ndeshje ?

-Ka akoma vend për përmirësim, por në cdo ndeshje hyj për të dhënë më të nurën, familja është frymëzimi im.

3-Përvec Mariborit që e keni rival kryesor të padisktushëm, cila skuadër tjetër ju tremb për titullin ?

–Besoj se në fund do jetë lufta midis nesh dhe Mariborit, po ka ekipe si Domzale dhe Aluminj që janë ekipe interesante.

4-Pas Olimpias në cilin kampionat prestigjoz e ka endërr të luajë Endri ?

-E rëndësishme është të vazhdoj mirë këtu, pastaj të shohim hap pas hapi.

5-Përvec futbollit me cfarë tjetër e kalon kohën e lirë në Slloveni?

-Me shoqërinë më së shumti, dal shpesh në park ose në qytet.

6-Duke parë formën tuaj sezonin që lamë pas, mendoni se Edoardo Reja do ju thërrasë në Kombëtare ?

-Endërra ime është që të mar ftesë sa më shpejt, por këtë e vendos trajneri ?

7-Po Kategorinë Superiore e ndiqni në TV?

-Po patjetër pasi kam shumë shok dhe miq që luajnë aty.

8-Cila skuadër mendoni se është më e avantazhuar për titull ?

-Tirana dhe Partizani besoj se do luftojnë për titull por nuk ngelet pas dhe Kukësi.

9-Po me skuadrat Europiane për kë bëni tifo ?

-Jam tifoz me Realin. Që i vogël kam qënë i apasionuar pas "Los Balancos".
Shtuar më 17/09/2019, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori