Irlanda dy gola ndaj Suedisë, por nuk fiton (VIDEO)
Irlanda nuk ka mundur të marrë fitoren e parë në histori ndaj Suedisë. Kombëtarja nordike edhe pse ka në skuadër një yll si Zlatan Ibrahimovic nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e Grupit E.

Dy golat e ndeshjes u realizuan nga futbollistët iralandez, por në porta të kundërta. Hoolahan zhbllokoi rezultatin në minutën e 48-të pas një aksioni spektakolar, por reagimi i Suedisë ishte i menjëhershëm.

Në minutën e 71-të, mbrojtësi irlandez Clarck realizon edhe autogolin e parë në këtë Europian. Ndeshja e sotme ishte shumë e luftuar dhe një ndër më të bukurat deri më tani. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori