Ndahet nga jeta në moshën 21 vjeçare ish-futbollisti i Romës (FOTO LAJM)
Një ngjarje e hidhur ka ndodhur mbrëmë. Ish lojtari i Romës, Joseph Bouasse, është ndarë nga jeta në moshën 21 vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Bouasse nuk ka pasur ndonjë paraqitje me skuadrën e parë të Romës, por ka luajtur me gjeneratat e reja.

Ai ka bërë disa stërvitje me skuadrën e parë, kur është stërvitur me emra si Francesco Totti e Daniele De Rossi.

Lojtari së fundmi ishte bashkuar me U Cluj në kampionatin rumun të futbollit. Ai ishte me prejardhje nga Kameruni.
Shtuar më 25/05/2020, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori