Ish-Presidenti Bujar Nishani shpallet në kërkim
Gjykata e Tiranës ka shpallur si person në kërkim, ish-Presidentin, Bujar Nishani, pasi ky i fundit ka ndërruar adresë.

Repor Tv raporton se gjykata ka dërguar një letër në në drejtim të zyrës së gjendjes civile për të saktësuar adresën e ish-Presidentit Nishanit.

Kujtojmë se Nishani është pala e paditur nga trajneri i kombëtraes, Christian Panucci, dhe i duhet që të paraqitet pranë gjykatës.

Pas kërkesë nga gjykata, është marrë përgjigje se ish-presidenti ka ndërruar banesë dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim pasi nuk dihet se ku banon, për t’i dërguar fletëthirrje. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori