Ish-sulmuesi francez: Nga se ka frikë Griezmann? A mund të frikësohesh nga djalë i shkurtër dhe gjysmë autik?
Dihet tashmë se Antuan Grizman dhe Lionel Mesi nuk arritën për asnjë moment të bëheshin miq të mirë në Barcelonë.

Argjentinasi nuk ka aprovuar në ansjë moment transferimin e sulmuesit në Camp Nou, ndërsa mospërshtatja e Grizman me ekipin, ka bërë që të shtohet edhe një tjetër faktor në ftohtësinë e tyre.

Megjithatë, francezi nuk ka pranuar të bëjë asnjëherë polemika dhe madje ka pranuar të luaj edhe në pozicione ku nuk është aktivizuar më parë. Ndërkohë, së fundmi për t’i dhënë më shumë kurajo Grizman, ka menduar ish-sulmuesi francez, Kristof Dugarri, i cili shprehet se si mund të kesh frikë nga një djalë i shkurtër dhe gjysmë autik.

“Pse duhet të jetë i Grizman i frikësuar nga ai? A mund të jesh i frikësuar nga një djalosh i shkurtër dhe gjysmë autik? Nëse ai ka një problem, atëherë mund ta hash me dhëmbë atë. Edhe Setien jam i bindur se nuk ka asgjë me Grizman, por nuk sjelljen e një tekniku të madh. Thjesht është një i paaftë”, u shpreh Dugarri me fjalë shumë të rënda.
Shtuar më 02/07/2020, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori