Italia fiton turneun e bamirësisë (VIDEO)
Itali-Greqi ishte finalja e turneut të bamirësisë të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, ku të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i muajit nëntor, që shkaktoi 51 viktima.

Kujtojmë që italianët eliminuan Shqipërinë në përballjen e parë. Koha e rregullt prej 35 minuta përfundoi në barazim 1-1, falë golave të Espozitos dhe Bogdanit, ndërkohë që Italia u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shkuar në finale. Në përballjen e dytë, Greqia mposhti Turqinë, me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga kapiteni Karagunis me 11-metërsh.

Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, triumfoi në finale me rezultatin 1-0, falë një autogoli të realizuar në minutën e 23-të, duke fituar kështu trofeun e turneut të bamirësisë
Shtuar më 10/01/2020, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori