Ja formacioni përballë Rumanisë (FOTO LAJM)

Përballja me Rumaninë konsiderohet si çështje krenarie për lojtarët e De Biasit, të cilët duan të shkruajnë historinë që në debutimin e tyre.

Si gjithnjë në portë do të jetë Berisha. Reparti i mbrojtjes do të jetë i njëjti me një pikëpyetje të vogël. Do të kthehet Lorik Cana, apo De Biasi do të mbajë sërish dyshen Ajeti-Mavraj?

Mungesë e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Kukelit, i cili për shkak të kartonëve nuk do të luajë ndaj Rumanisë, transmeton Top Channel.

Ndërkohë në vend të tij, me shumë mundësi do të aktivizohet Basha. Ndërsa, pjesa tjetër do të jetë e njëjtë me atë të sfidës me Francën. /Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori