Ja në ç'atmosferë do luajë Kombëtarja në Beograd (FOTO LAJM)

Pëlqej
Më 14 tetor Shqipëria do të jetë "mysafire" në Beograd ku do të luajë ndeshjen e saj të tretë eleminatore për "France 2014" përballë kombëtares së Serbisë. Një ndeshje që pritet ti kalojë përmasat e futbollit paso vihen përballë dy shtete që kanë një të kaluar të trazuar me njëra-tjetrën, të mbushur me luftëra dhe genocide.

Edhe pse vitet e fundit marrëdhëniet duket se janë përmirësuar, sërish urrejtja mes palëve është ende e madhe. Këtë gjë e kanë treguar shpeshherë huliganët serbë duke djegur flamurin tonë kombëtar dhe atë të Kosovës.

Atmosfera në stadiumin e Beogradit do të jetë një problem i madh për kombëtaren kuqezi duke ditur ashpërsinë e ultrasve serbë, të cilët shkaktojnë probleme në çdo ndeshje ku janë pjesëmarrës (rasti i fundit në Partizan Beograd-Tottenham).

Dy janë tifo-grupet më problematike në Serbi: Grobari i Partizanit dhe Delije i Crvena Zcezda. Grupe tifozësh shumë të dhunshëm, të cilët shpeshherë kanë edhe mbështetje politike.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por me sa është përfolur më parë as në Serbi nuk do ketë tifozë shqiptarë, e as në Elbasan tifozë serbë. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2014, ora 15:25
fati .r
e Dielë 21 Shtator 2014, Ora 01:53
po normal e djek srbi flamurin shqiptar ska lidhje a kur e djeg shqiptari flamurin srb ater aj shtet don me e denue me burg at personin pse ja ka djeg flamurin ksaj pune i thohet se shqiptart shka jan ne qeveri jan per me i quhe dhent me i rujt thojm qe jan shqiptart trima si popull po ama si shtet ma tukana ska ne bot se kto kopilat shka punojn ne qeveri jan byth shits
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori