Ja sa do të fitojnë Joshua dhe rivali i tij në përballjen e sotme
Pëlqej
Ngjarja e ditës në botën e boksit është meçi mes Anthony Joshuas dhe Carlos Takam në Cardiff.

Britaniku do të mbrojë titujt IBF dhe WBA në pesha të rënda dhe normalisht që është favorit absolut në këtë përballje. Pasi ai është njeriu i natës dhe fitimet më të mëdha do t’i takojnë atij pavarësisht se a është fitues apo jo.

Sipas Telegrafit britanik, fitimet e këtij takimi do të ndahen 90 me 10 për Joshuan. Ku ai pritet të fitojë 10 milionë funte (11.31 milionë euro), ndërsa Takam 750 mijë funte (848.140 euro).

Ndërsa Mirror tregohet pak më dorë shlirë, sipas tyre Joshua në këtë takim do të marrë 15 milionë funte (16.96 milionë euro), aq sa në takimin ndaj Wladimir Klitschkos. Anthony Joshua dhe Carlos Takam u treguan miqësor me njëri-tjetrin në matjet zyrtare.

Vlen të theksohet se Joshuas fillimisht i ishte caktuar si kundërshtar Kubran Pulev, i cili më pas është tërhequr për shkak të lëndimit. Ukrainasi pritej të fitonte nga ky takim katër milionë funte (4.5 milionë euro), më shumë se kishte bërë ndonjë herë në një natë. Por, kjo shumë nuk pritet t’i jepet Takam, kjo pasi profili i tij është më i ultë se Pulev.

Vlen të theksohet se përfitimet financiare nuk ndalen me kaq për fituesin. Kjo pasi pas meçit atij gjithmonë i afrohen kompani të mëdha për reklama dhe marrëveshje të ndryshme.

Pas triumfit me Klitschkon besohet se ai ka kapur një total fitimesh në përgjithësi prej 22 milionë dollarëve, duke u bërë kështu i pesti sportist britanik që fiton më së shumti. Para tij rrenditen vetëm Lewis Hamilton (180 milionë dollarë), Wayne Rooney (141 milionë dollarë), Sir Andy Murrayt (100 milionë dollarë) dhe Rory McIlroy (96 milionë dollarë).

Më e bukura është se Joshua është sportisti i pestë me më shumë fitime në Britani, ai ka një vilë në vlerë gjysmë milioni euro, por preferon të jetojë në një banesë me nënën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2017, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori