Ja sa miliona euro ka fituar Skënderbeu nga Europa League
Pëlqej
Skënderbeu ka arkëtuar fillimisht 3.3 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Por, përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi korçarët kanë grumbulluar pesë pikë deri tani në pesë ndeshje, duke marrë një fitore dhe dy barazime.

Një barazim vlen 120 mijë euro dhe me dy të tilla që kanë arritur, Skënderbeu ka përfituar 240 mijë euro. Shto këtu dhe 360 mijë eurovlen fitorja, shuma shkon në 600 mijë euro vetëm nga rezultatet pozitive.

Shuma në total shkon në rreth katër milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Evropës dhe rezultatet pozitive të arritura. Vlen të theksohet këtu se Skëndërbeu ka dhe një ndeshje të mbetur kundër Young Boys, që shpresojmë tu sjellë dhe 360 mijë euro të tjera. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2017, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori