Ja si duket "Elbasan Arena" nën dritën e prozhektorëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dyert e stadiumit "Elbasan Arena" janë mbyllur. Një urdhër i ditës së djeshme nga ana e drejtorit të stadiumit, Dritan Kadia, për të mos lejuar asnjë person të paautorizuar të hyjë në ambientet e brendshme të këtij impianti, ka gjetur zbatim menjëherë.

Rojet e sigurimit nuk lejonin askënd të shihte më nga afër gjendjen e punimeve në këtë impiant.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri nga përfundimi i impiantit, qytetarët dhe opinioni sportdashës, që këto kohët e fundit është bërë shumë më i ndjeshëm ndaj këtij stadiumi, nuk do të përditësohen me detajet e fundit të "shtëpisë" së re të Kombëtares.

Gjithësesi nëpërmjet rrjeteve sociale mund të zbulosh edhe detajet më të fundit nga stadiumi i ri. Një tifoz ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto, të cilat tregojnë "Elbasan Arena"-n në dritën e prozhektorëve. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori