Ja si e vranë huliganët serbë tifozin francez (VIDEO)
Brice Taton, një tifoz i skuadrës franceze të Touluse, që kishte shkuar në Beograd për të ndjekur ekipin e zemrës në përballjen me Partizanin e Beogradit, u sulmua nga një grup huliganësh serbë në një prej bareve të kryeqytetit serb në shtatorin e vitit 2009.

28–vjeçari u godit me shkopinj bejzbolli dhe shufra hekuri nga të paktën 30 huliganë vetëm për arsyen se ishte kundërshtar me ta në futboll. Francezi u shtrua në spital por ndërroi jetë 12 ditë më vonë si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë në kokë e në trup.

Në atë kohë, ministri francez i sporteve, Rama Yade u bëri thirrje autoriteteve serbe të mos e linin pa ndëshkuar këtë krim, ndërsa ambasadori francezBeograd, Jean Francois Terral deklaronte se ishte i shokuar që Serbia nuk kishte gjetur një mënyrë për të reaguar ndaj këtyre grupeve ekstremiste.

Në sulmin e huliganëve serbë u plagosën edhe dy miq të francezit. Ndërkohë 12 huliganë u arrestuan dhe në vitin 2011 u dënuan nga 4 deri në 35 vjet burgim. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2014, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori