Skuadrat që ranë nga Seria A
Seria A sonte u luajtën edhe ndeshjet e fundit të sezonit 2015 - 2016.

Ndeshjet e sotme ishin interesante pasi disa prej ekipeve luanin për mbijetesë në ligën e parë italiane.

Kështu, ndeshja e cila luhej thjesht pë statistikë mes Lacios dhe Fiorentinës prodhoi shumë gola.

Ekipi nga Firence mundi të fitonte 4:2 përballë Lacios në Romë, transmeton Albeu.

Fiorentina ka kohë që e ka siguruar një vend në Europa League pasi e përfundon kampionatin në vendin e pestë.

Ndërkaq, Palermo mundi Veronën me rezultatin 3:2 duke mbiejtuar.

Kurse Capri pavarësisht se fitoi në fushën e Udinezes me rezultatin 1:2 ra nga kategoria për shkak se rivali direkt Palermo fitoi ndeshen e vet.

Në këtë mënyrë, ekipet që sezonin tjetër do të jenë në Seria B janë Carpi, Frosinone dhe Verona.

Për mrekulli shpëtuan Udineze dhe Palermo. /Albeu.com/
Shtuar më 15/05/2016, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori