Ja "tolerimi" i Policisë ndaj tifozëve të Partizanit (VIDEO)
Ndeshja që u zhvillua sot në “Elbasan Arena” duket se ka filluar me dhunë dhe po me dhunë mbaroi. Por, përleshja e tifozëve me policët nuk ka qenë rasti i vetëm i dhunës.

Dhunë ka pasur edhe pa nisur ndeshja, në një moment tensionimi të tifozëve dhe policëve. Siç duket në videon e ardhur në redaksinë e Jetaoshqef.al, një tifoz i Partizanit dhunohet nga dy policë. Këta të fundit i gjuajnë me shqelm dhe me grusht në fytyrë.

Shife terrori shife”, komenton personi teksa filmon dhunën e ushtruar nga policët para fillimit të ndeshjes. Ndërsa në fund të videos, një tjetër polic bërtet duke iu drejtuar personit që filmon me fjalët: “Hiqini ata telefona”. /Albeu.com/
Shtuar më 30/10/2016, ora 22:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori