James Rodriguez kërkoi largimin por Bayern ka plan tjetër për të
James Rodriguez, ishte një nga emrat më të lakuar të merkatos që lamë pas.

Kolumbiani lidhej me një rikthim të mundshëm te klubi i REal Madridi por kjo gjë nuk u realizua dhe tashmë Bayern Munich ka plane të tjera për të.

Kujtojmë se 27-vjeçari u huazua në verën e vitit 2017 për dy sezone nga Real Madridi me të drejtën e blerjes dhe tani drejtuesit e Bayern Munich duan ta konkretizojnë blerjen e kolumbianit për 42 milionë euro.

Për këtë operacion është thirrur edhe agjenti i James Rodriguez, Jorge Mendes, dhe kjo çështje mendohet se do të mbyllet para muajit dhjetor. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2018, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori