Jeta vazhdon! Fiorentina shënon golin e parë pa Astorin, por çfarë ndodhi më pas? (VIDEO)
Fiorentina ka gjetur golin e parë pas
vdekjes së
kapitenit Astori në ndeshjen ndaj Beneventos.
Artemio Franchin është i stërmbushur me tifozë dhe shumë emocione të hidhura pas
vdekjes së
kapitenit, tani ka ardhur edhe një moment pozitiv.
Është gol i parë i skuadrës italiane pa kapitenin e tyre, gol i cili do të bëj atë krenar nga lart. Ky gol erdhi nga zëvendësuesi i tij, Vitor
Hugo, i cili shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 25-të ndeshjes.
Pas këtij goli, mbrojtësi brazilian mori një fanellë me fotografinë e ish-bashkëlojtarit të tij, duke ia dedikuar golin dhe festën atij./albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018,
ora 12:51