Jose Mourinho së shpejti në Shqipëri (FOTO)

Mourinho, dhuratë me dedikim për presidentin e Partizanit Gaz Demi
Jose Mourinho mund të vizitojë së shpejti Shqipërinë. Lajmin e jep klubi i Partizanit që sot ka marrë një dhuratë speciale nga trajneri i Chelsea-t.

Ish trajneri i "Të Kuqve", portugezi Marsio Sampaio, i ka sjellë presidentit të Partizanit Gaz Demi një fanellë të Chelsea-t me dedikim special të "Special One".

"Një dhuratë e veçantë mbërriti sot në postën e Klubit për Presidentin Demi, dërguar nga Zhoze Murinjo dhe porositur nga ish-trajneri i Partizanit, Marsio Sampaio. Fanella e Çelsit mban numrin 1 me mbiemrin e legjendës Murinjo si dhe autografi i tij dedikuar presidentit të Partizanit Z.Demi. Gjithashtu trajneri portugez Murinjo ka pranuar me kënaqësi ftesën e presidentit të Partizanit për të vizituar Shqipërine në muajt e ardhshëm dhe për të qenë i pranishëm në inagurimin e kompleksit të ri të FK Partizanit", lexohet në profilin zyrtar të Partizanit në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori