Juve e nis mbarë (VIDEO)
Juventusi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Trabzonsporit në përballjen e parë të 1/16 së finales të Europa League.

Bianconerët ishin skuadra më e mirë në gjysmëlojën e parë, por edhe ekipi turk pati momentet e veta.

Futbollisti i huazuar nga Southamptoni, Pablo Daniel Osvaldo, krijoi epërsi duke shënuar golin e parë me fanellën bardhezi (16’).

Në pjesën e dytë Trabzonspori barazon, mirëpo arbitri vendosi se nuk ishte gol.

Në minutat shtesë (90’+4), Paul Pogba arriti ta shënojë golin e merituar në këtë përballje. Tevez ishte asitues.

Rezultati prej 2-0 e favorizon Juventusi për t’u kualifikuar në raundin tjetër, megjithatë duhet të presim ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Turqi.

Anzhi Makhachkala 0-0 Genk
Dnipro Dnipropetrovsk 1-0 Tottenham
Juventus 2-0 Trabzonspor
Chornomorets Odessa 0-0 Olympique Lyon
Esbjerg 1-3 Fiorentina
Dynamo Kyiv 0-2 Valencia
PAOK 0-1 Benfica
Slovan Liberec 0-1 AZ Alkmaar
Shtuar më 20/02/2014, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori