Juventus dhe Chelsea në luftë për Zidane
Chelsea nis sfidën për Juventusin për Zinedine Zidane. Tabloidi anglez "The Sun" raporton se Blutë kanë vendosur të përqëndrohen te francezi në rast se Sarri nuk arrin objektivat e mbetura (Kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe triumfin në Europa League).

Por edhe Juventusi presidenti Agnelli, kërkon Zidanerast se largohet të Allegri në fund të sezonit.

"Po, një ditë unë mund të rikthehem në Torino. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, por mes meje dhe Juventusit është patjetër një ndjenjë e veçantë", ka thënë Zidane disa vite më parë, duke konfirmuar se marrëdhënia e tij me ekipin e Juventusit, me të cilin ai ka luajtur nga viti 1996 deri në vitin 2001, nuk ka qenë kurrë e prishur.

Dhe tani francezi, i cili ka bërë që historinë duke fituar tre herë radhazi Champions League me Real Madrid tashmë në fund të sezonit mund ta shohim në Torino.

Një garë e fortë mes Chelsea-t dhe Juventusit për Zidane i cili konsiderohet njeriu Champions. /albeu.com/



Shtuar më 01/03/2019, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori