Juventus i pandalshëm, mund lehtësisht Carpin (VIDEO)
Juventus nuk ka ndërmend të ndalet në Serinë A. Bardhezinjtë thyejnë lehtësisht Carpin 2-0, në një ndeshje që nuk pati shumë emocione.

Një gol i Hernanes në pjesën e parë ishte i mjaftueshëm për të zhbllokuar rezultatin, teksa kampionët e Italisë krijojnë shumë pak mundësi. Braziliani realizoi golin e parë me fanellën e bardhezinjve që kur ka ardhur.

Në pjesën e dytë “zonja e vjetër” menaxhoi rezultatin dhe shënoi edhe një gol tjetër me Simone Zazën. Kjo ishte fitorja e 25-të në 26 ndeshje për këtë sezon.
Shtuar më 01/05/2016, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori