Juventus "madhështor", hyri në histori duke siguruar titullin e 8 rradhazi (VIDEO)
Pritjes i erdhi fundi, pikërisht në javën 33 të Seria A plot 5 javë nga fundi kampionatit “zonja e vjetër” siguron titullin e 8 rradhazi duke hyrë kështu në histori.

Sigurimi i titullit do të vinte në ndeshjen përballë Fiorentinës në “Alliaz Stadium” në momentin më të keq të sezonit pasi eleminimi nga Champions i preu krahët skuadrës dhe tifozëve.

Ndeshja përballë Fiorentinës nuk do të niste mirë për Juventusin pasi Milenkoviç do ti ndëshkonte vetëm 6 minuta pasi kishte nisur ndeshja.

Goli i dha zemër miqve të cilët rrezikuan disa herë për të shënuar të dytin duke krijaur iluzionin se titullin për Juventusin do të shtyhej edhe një javë.

Por kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit të pjesës së parë një goditje këndi e Juventusit konkludohet me gol nga mbrojtësi brazilian Alex Sandro i cili barazon ndeshjen në 1-1, rezultat ky që do të mbyllte edhe pjesën e parë.

Pjesa e dytë nis më mirë për Juventusin ku në minutën e 53’ disa veprime fantastike të Ronaldos në krahë corientojnë mbrojtjen dhe topi I hedhur në zonë devijohet gabimisht nga mbrojtësi Pezella i cili e dërgon në portën e tij.

Avantazhi minimal 2-1 do të ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes i cili do të bënte që lojtarët dhe tifozët të shpërthenin në festë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori