Juventusi gati 120 milion euro për dyshen e Fiorentinës
Skualifikimi i Juventusit nga Ajaksi, ka bërë që drejtuesit e skuadrës të zgjohen dhe të kërkojnë lojtarë të rinj dhe me shumë prespektivë për të ardhmen.

Mediat italiane sot, kanë bërë me dije se Juventusi është e gatshme të japë 120 milionë euro për dyshen e Fiorentinës, Federiko Kieza dhe Nikola Milenkoviç.

Me këtë lëvizje Juventusi kërkon të blindojë sulmin dhe të vendosë një gur shumë të rëndësishëm në murin e mbrojtjes. Milenkoviç është vetëm 21-vjeç dhe premton një të ardhm,e të madhe në karrierë.

Nuk dihet se cila do të jetë përgjigja e drejtuesve të Fiorentinës, të cilët nëse do të lëshojnë këta dy lojtarë, do ta kenë shumë të vështirë të bëjnë më mirë sezonin i ardhshëm. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2019, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori