Juventusi mer 3 pikë të vuajtura ndaj Napolit duke i’u afruar titullit (VIDEO)
Super ndeshja Napoli – Juventus dhuroi, gola, kartona, penallti dhe për më tepër spektakël, shkruan Albeu.com

Juventus mer një fitore që afron akoma më shumë me titullin i cili edhe këtë vit duket se e ka zgjedhur destinacionin.
Një ndeshja e cila ishte me dy fytyra, një pjesë e parë që foli totalisht për Juventusin ku arriti të shënonte dy gola dhe një pjesë e dytë që foli totalisht për Napoletanët të cilët arritën të shënonin vetëm një gol.

Ndeshja do të niste në mënyrën më të keqe të mundshme për Napolin kun ë min e 26 portieti Meret bën një dalje të gabuar ku shkakton faull dhe ndëshkohet me karton të kuq. Ky faull do të kthehej në gol nga Pjanic i cili godët mrekullosht topin për ta çuar në fundit e rrjetës.

Vetëm 10 minuta më vonë do të vinte edhe goli i dytë për Juventusin e cili po dominonte ato minuta me anë të Emre Can në min e 39’ pas një devijimi me kokë .

Me rezultatin e dyfishtë do të mbyllej pjesa e parë, për tu rikthyer në të dytën ku menjeherë nis jo mirë për juventusin pasi autori i golit të parë Miralem Pjaniç do të merte kartionin e dytë të verdhë duke lenë skuadrën me 10 lojtarë aq sa edhe Napoli.

Pas këtij kartoni është Napoli që mer në dorë frenat e lojës ku arri të gjejë golin në minutën e 61’ me anë të Jose Callejon.
Më të njëjtin ritëm do të vazhdonte Napoli gjatë gjithë ndeshjes ku do ti afrohej golit në minutën e 84’ ku kapiteni Lorenzo Insigne nuk do të tegohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Juventusi më këto 3 pikë arrin kuotën e 72 teksa Napoli mbetet në kuotën e 56 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2019, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori