Lajmi i madh për tifozët, Juventusi zgjidh problemin e Ronaldos për Barcelonën
A do të luajë apo jo Kristiano Ronaldo kundër Barcelonës?

Kjo është pyetja që të gjithë sportdashësit bëjnë pasi shumëkush pret prej kohësh një tjetër përballje mes portugezit dhe Lionel Mesit.

Fakti që Ronaldo është prej thuajse një jave pozitiv ndaj COVID-19 vinte në rrezik një përballje të tillë, pasi rregullorja e UEFA-s parashikon që lojtarët të jenë negativë të paktën 7 ditë para ndeshjes.

Por me sa duket protokolli është përditësuar, pasi nga Torino bëjnë të ditur se është marrë drita e gjelbër për aktivizimin e Ronaldos edhe nëse ai del nga karantina më afër datës së sfidës.

“Corriere di Torino”, ka raportuar sot se Juventusi ka komunikuar me UEFA-n rreth situatës duke I shpjeguar nëpërmjet dokumenteve mjekësore se Ronaldo është asimptomatik. Në raste të tilla, UEFA bën përjashtime dhe sipas të njëjtit burim, mjafton që Ronaldo të jetë negativ në tamponin e fundit, 24 orë para sfidës, që të lejohet të jetë në fushën e lojës.
Shtuar më 21/10/2020, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori