Kai Havertz ka arritur marrëveshje me Chelsean?
Kai Havertz duket se do të jetë transferimi i madh i Chelseat në këtë verë.

Skuadra londineze tashmë e ka transferuar Hakim Ziyechin nga Ajaxi dhe Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig.

Frank Lmapard nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe e dëshiron me ngulm transferimin e Havertz në këtë afat kalimtar.


Sipas asaj që raporton Le Standard, Chelsea është pajtuar që të paguajë 90 milionë euro plus pesë milionë bonuse te Bayer Leverkuseni.

Lojtari thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga The Blues, ku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Skuadra si Arsenali, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Juventus, Real Madrid e Paris Saint-Germain, janë po ashtu në garë.

Por, Chelsea nuk ka humbur shumë kohë dhe ka zhvilluara bisedime direkte me lojtarin, duke e joshur atë me një pagë të majme që besohet se kalon 200 mijë funte në javë.
Shtuar më 06/07/2020, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori