Kaka largohet nga Orlando: Dua sfida të reja
Pëlqej
Ylli brazilian, Ricardo Kaka, deklaroi sot se koha e tij duke luajtur në kampionatin amerikan të futbollit i ka ardhur fundi.

35-vjeçari deklaroi në një konferencë për shtyp tha se nuk do të rinovojë kontratën më me Orlando City në fund të sezonit 2017.

“Siç e dini të gjithë, kontrata ime me Orlando Cityn përfundon këtë vit. Vendimi im është të mos e rinovoj më këtë marrëveshje. Jam menduar shumë për këtë vendim, por tani ndjej se kam nevojë për sfida të reja”, – tha Kaka, shkruan Albeu.com.

Pas Pirlos, që deklaroi se do largohet nga futbolli i luajtur, tashmë futbolli amerikan humb një tjetër yll. Nuk dihet nëse Kaka do ta lërë përfundimisht futbollin, por në media thuhet se do të vazhdojë edhe disa sezone në Brazil, ku mendon të mbyllë edhe karrierën. / albeu.com /
Shtuar më 11/10/2017, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori