Kampionati Botëror i Peshëngritjes, Briken Calja bën premtimin e madh
Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja do të garojë sot në Kampionatin Botëror të Peshëngrtijes në Turkmenistan. Megjithëse vuan nga një dëmtim, ai i ka premtuar të gjithëve një rezultat pozitiv.

“Ju ftoj nesër të gjithëve të më ndiqni në orën 16:00 në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Turkmenistan ku do të garoj në peshën deri në 73 kg.

Edhe pse fati nuk ka qenë me mua gjatë fazës përgatitore, nga ku prej 6 javësh vuaj prej një dëmtimi, ju premtoj që do të derdh djersë e gjak për ti dhënë pikë kualifikuese vendit tonë dhe të nderoj vlerat e peshëngritjes shqiptare në botë. Me besimin dhe mbështetjen tuaj do ia dal!”, tha Briken Calja. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2018, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori