Kampionët e nisin me fitore
Pëlqej
Skëndërbeu e fillon aty ku e kishte lënë. Duke fituar, duke dominuar në lojë mbi kundërshtarin. Starti i Superligës për kampionët e Skëndërbeut ka reservuar përballë debutuesit e Elbasanit, që janë ndëshkuar nga një gol i vetëm i Fation Sefës në minutën e 9-të për rezultatin final 1-0.

I ka mjaftuar një gol për të siguruar tre pikët e para në këtë sezon Skëndërbeut të Mirel Josës, që kishte përballë një Elbasan ambicioz që pas tre sezonesh është rikthyer në Superligë. Verdheblutë e Files kanë qënë shumë pranë golit në minutën e 8-të, vetëm një minutë përpara se të pësonin golin e vetëm të ndeshjes, kur Çota humbet një rast shumë të pastër për shënim, gabim që nuk e kryen Fation Sefa që lançon në këtë mënyrë Skëndërbeun në rrugën drejt titullit të pestë rradhasi kampion. Ndeshja e luajtur në ‘Qemal Stafa’, për faktin se vendasit e Elbasanit e kanë stadiumin në process rikonstruksioni, ka qënë e luftuar dhe plot grintë, por në fund eksperienca dhe pragmatizmi korçar ka triumfuar.

Ka filluar tashmë Superliga 2014-2015, me Tiranën, Partizanin, Flamurtarin dhe Kukësin që janë të gjithë në ndjekje të Skëndërbeut që nuk ndalet prej katër sezonesh.

Superliga

Java 1
23 gusht 2014
ELBASANI – SKËNDERBEU 0-1
Golat: F.Sefa 9′
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova

FLAMURTARI – TEUTA (20:00)
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Barushi, N.Bregasi

24 gusht 2014 (ora 17:00)

VLLAZNIA – KUKËSI (17:00)
LAÇI – PARTIZANI (17:00)
TIRANA – APOLONIA (17:00)
Shtuar më 23/08/2014, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori