Kandidati kryesor për postin e presidentit të Barcelonës: Klubi është afër falimentimit
Kandidati kryesor për postin e presidentit të Barcelonës, Victor Font beson se klubi është afër falimentimit dhe pagat e mëdha janë në fazën kritike.

Carlos Tusquets momentalisht qëndron në kreun e Barcelonës duke parë dorëheqjen e Josep Maria Barotmeut dhe pritet të qëndrojë deri në janar, meqenëse mbajtja e votave nuk është e mundur shkaku i koronavirusit, transmeto lajmi.net.

Sidoqoftë, Font beson se Barcelona është në falimentim dhe faza e pagesave është në gjendjen kritike.

Barcelona është pranë falimentimit ekonomik. Teknikisht në falimentim. Para disa viteve kemi ditur se diçka mund të ndodh dhe tani kjo kohë ka ardhur. Kjo është pse projekti që kemi është çelësi”.

“Jam i befasuar pse nuk ka datë të zgjedhjeve ende. Vendimi duhet të bëhet në këtë nivel ekonomik. Faza e pagesave është kritike dhe bordi duhet të marrë vendimin”.

“Ata gjithashtu duhet të nisin zgjedhjet”, deklaroi ai.

Barcelona jo vetëm që ka probleme në klub, mirëpo edhe në La Liga, meqenëse renditën në pozitën e 12-të në tabelë./
Shtuar më 06/11/2020, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori