Kapiteni i
Partizanit,
Alban Hoxha, po vuan një dëmtim dhe iu desh të qëndrojë jashtë ditën e djeshme në sfidën ndaj Luftëtarit që përfundoi me fitoren 2-1 të të kuqve.
Për të festuar këtë triumf të skuadrës së tij që e mbylli fazën e parë në vendin e parë, portieri ka zgjedhur një nga klabet e natës të Tiranës. Por me sa duhet gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë.
Gardiani i portës së
Partizanit, është kapur duke flirtuar me një vajzë, të cilën në videon e publikuar nga “JOQ” duket që e kafshon lehtë në faqe.
Kujtojmë që
Alban Hoxha është në një lidhje me këngëtaren Çiljeta, madje pak ditë më parë, kjo e fundit një foto të tyren në “Instagram” për të treguar se vazhdojnë marrëdhënien e tyre.
Shtuar më 22/10/2018,
ora 11:53