Karikatura e ditës "thumbon" keq CR7 (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo edhe pse ka luajtur tre ndeshje zyrtare në Seria A, me klubin e Juventusit, ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.

Mbi këtë çështje janë ngritur shumë polemika, megjithëse shumë figura të njohura të Juves e kanë mbrojtur atë , ka pasur edhe nga ata që e kanë quajtur një shpenzim të kotë blerjen e CR7.

Së fundmi "Goal.com" ka shpërndarë edhe një karikaturë që po bën xhiron e botës, ku shihet Ronaldo i mbuluar në para nga Juventusi.

Në këtë karikatur personazh tjetër është edhe Mario |Mandzukic i cili po bën një paraqitje të shkëlqyer por paga e tij është shumë herë më e ulët se CR7.

Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në Serie A më pagë trefish më të madhe se cilido lojtar tjetër në ligën më të mirë të Italisë!”, shkruan Goal.com në mbishkrimin e karikaturës. /albeu.com/


Shtuar më 05/09/2018, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori