Kartoni i CR7: Zëvendëspresidenti i Juves "sherr" me gjyqtarin në tunel
Pëlqej
Cristinao Ronaldo pati një natë për tu harruar në debutimn e tij në Champions League.

Portugezi u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, Felix Brych që në minutën e 29', pas një reagimi antisportiv ndaj Murillos.

Vendimi i gjyqtarit Felix Brych, për të larguar nga fusha e lojës, ylli portugez nuk është pritur aspak mirë nga zëvendëspresidenti i Juventus, Pavel Nedved.


“Marca” zbulon Nedved e ka pritur gjyqtarin gjerman në tunelin e stadiumit në përfundim të pjesës së parë duke i kërkuar sqarim për kartonin e kuq.

Toni i Nedved ka qenë tepër i lartë, gjithsesi gjyqtari Brych vazhdoi ecjen e tij pa i dhënë shpjegim çekut./albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori