Dueli i vlefshëm për Champions League mes Lokomotivës së Moskës dhe Atletikos së Madridit ka sjellë një episod të veçantë gjatë pjesës së parë.
Kartoni i verdhë më i çuditshëm në histori merret në këtë takim dhe tregohet përpara fytyrës së
href="kerko.php?fraza=Luis">Luis Suarezit. Arsyeja? Po shihte VAR-in së bashku me arbitrin.
Në minutën e 23-të, rusët pretendojnë një penallti në zonën e Atletikos. Gjyqtari ka qenë i mendimit se gjithçka ishte e rregullt, por është VAR-i ai që ndërhyn në kufjet e tij.
Për këtë arsye arbitri kryesor i takimit shkon të shohë pamjet në monitor, por pas tij në atë moment qendronte edhe
href="kerko.php?fraza=Luis">Luis
Suarez, i cili nuk ishte aspak dakort për një 11 metërsh. Gjyqtari nuk është kursyer në këtë rast dhe menjëherë i tregon uruguajanit kartonin e verdhë.
Shtuar më 03/11/2020,
ora 22:40