1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Katastrofë për Laçin, kurbinasit turpërohen përsëri ndaj Moldes dhe eliminohen nga Europa League
Laçi u mposht edhe në ndeshjen e dytë në turin e dytë në Europa League.

Pasi eliminuan qipriotët e Anorthosis në turin e parë, ndaj Moldesturin e dytë, gjithçka ishte më e vështirë. Takimi i parë ishte mbyllur me fitoren e norvegjezëve 3-0.

Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit në Laç, Molde fitoi përsëri, këtë radhë me shifrat 2-0. Golat u shënuan të dy në pjesën e parë, në fillim Aursnes ne penallti në minutën e 41-të, ndërsa më pas Strand 4 minuta më vonë.

Mbyllet këtu aventura europiane e Laçit, që tashmë do i duhet të mendojë për finalen e Superkupës ndaj Skënderbeut. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2018, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori