Kazakistan - Shqipëri, formacionet zyrtare: Reja hedh në fushë debutues
Shqipëria luan ndaj Kazakistanit duke filluar nga ora 15:00, në ndeshjen e vlefshme për Ligën C në grupin 4.

Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.

Shqipëria kërkon të dalë e para e grupit dhe për këtë arsye, ditën e sotme do të kërkohet vetëm fitorja, për të vazhduar më tej. Përsa i përket formacionit, në fushë do të jenë 3 debutues, si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.

Formacionet zyrtare:

Kazakistani (5-3-2): Pokatilov: Bistrov, Maroçkin, Jernalov, Kerimzhanov, Sumjumbajev: Kuat, Tagibergen, Abiken: Zainutdinov, Aimbetov.

Shqipëria (3-5-2): Berisha: Kumbulla, Gjimshiti, Dermaku: Trashi, Veseli, Bare, Abrashi, Kallaku: Broja, Manaj.
Shtuar më 11/10/2020, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori