Keidi Bare për MARCA: Nuk kam frikë, jam i pari që zbres në fushë
Keidi Bare është një nga lojtarët më të vlefshëm te Malaga, jo vetëm për vlerën e kartonit, por edhe për kontributin në fushën e lojës.

Në një deklaratë për radio “Marca”, mesfushori i Kombëtares ka deklaruar se nëse vendoset të luhet, ai do të jetë i pari që do të pranojë:

Nëse vendoset që të luhet futboll, nuk mund të mendojmë që nëse përplasemi do të infektohemi. Nuk na bën mirë kjo mendësi. Nëse na rikthejnë, jam i bindur që nuk do të ndodhë asgjë.

Kam dëgjuar edhe që ka futbollistë, të cilët kanë frikë por unë nuk kam. Nuk ka vend për frikë dhe do të jem i pari që do pranoj të futem në fushë. Sigurisht, që ka edhe një anë tjetër, për të cilën as unë nuk kam dëshirë që të mendojmë për futboll kur po vdesin kaq shumë njerëz”, ka deklaruar Bare.
Shtuar më 27/04/2020, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori