Këlni gati të sakrifikojë Mavrajn
Futbollisti Mërgim Mavraj shfaqi një paraqitje shumë të mirë gjatë Euro 2016, por klubi gjerman po mendon ta zëvendësojë me një lojtar më të ri në moshë.

Këlni ka hedhur sytë nga Neven Subotiç dhe për këtë arsye është gati ta lërë Mavrajn të largohet, edhe pse ka një vit kontratë me lojtarin e përfaqësues shqiptare.

Sipas mediave gjermane, për futbollistin ka një interesim konkret nga Beshiktashi dhe Këlni do të ishte i lumtur nëse do të përfitonte 1 ose 2 milionë euro nga turqit, për t’i investuar më pas te nënshkrimi i një kontrate me Subotiç. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2016, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori