Kështu "turpëron" Shaqiri mbrojtësin kroat (VIDEO)
Liverpooli po bëhet gati për të luajtur nesër mbrëma sfidën ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionve teksa do të kërkojnë fitoren në Alianz Arena pas barazimit 0-0 në Anfiel Road.

Atmosfera në klubin e kuq duket e shkëlqyer, teksa lojtarët janë në harmoni me njëri-tjetrin.

Gjatë përfundimit të pjesës së parë, të sfidës ndaj Burnley-t, e fituar nga të kuqtë, mbrojtësi kroat Dejan Lovren është trupëruar nga Xherdan Shaqiri, teksa në harkun kohor të 30 sekondave, Shaqiri dhe Henderson ja kaluan 3 herë topin mes këmbëve.

Kaq ka mjaftuar që futbollistët e Liverpulit të shtrihen në tokë duke qeshur. Ngacmimet kanë vazhduar edhe në rrjetet sociale, ku shokët e skuadrës kanë thumbuar mbrojtësin kroat për këtë turpërim. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori