Këto janë përballjet çerekfinale në Ligën e Evropës
Pas shortit të Ligës së Kampionëve, në Nion të Zvicrës është hedhur edhe shorti i Europa Ligës.

Janë përcaktuar disa çifte interesante, siç është ajo mes fituesit të Getafe-Inter përballë fituesit të çiftit Leverkusen-Reinxhërs.

Short disi i lehtë për Junajtid, i cili nëse kalon LASK, në fazën çerekfinale përballet me fituesin e Kopenhagen-Instabul Bashaksehir.

Raundi i 1/16-ve do të luhet më 5 dhe 6 gusht. Çerekfinalja më 10 dhe 11 gusht, gjysmëfinalet më 16 dhe 17 gusht dhe finalja e madhe në Këln më 21 gusht.

Faza çerekfinale:

C1: Fituesi i Shaktor Donjetsk-Volfsburg VS Fituesi i Bazel-Aintraht.

C2: Fituesi i Junajtid-LASK VS Fituesi i Kopenhagen-Istanbul Bashaksehir

C3: Fituesi i Getafe-Inter VS Fituesi i Leverkusen-Reinxhërs

C4: Fituesi i Roma-Sevija VS Fituesi i Uolves-Olimpiakos

Faza gjysmëfinale:

C2-C4

C1-C3


Shtuar më 10/07/2020, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori