Këta janë pesë deputetët e opozitës që nuk firmosën djegien e mandatit
Mësohet se jo të gjithë deputetët e opozitës i dorëzuan sot mandatet në Kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shoqëruar nga drejtuesja e LSI-së, Kryemadhi, por edhe aleatët e tjerë dhe protestuesit u drejtuan mesditën e sotme drejt Kryesisë së Kuvendit ku firmosën dorëzimin e mandatit të deputetit. Deri tani e kanë dorëzuar kërkesën për lënien e mandatit, 39 deputetë të PD dhe 17 të LSI.

Ndërkohë që mësohet se nga PD nuk i kanë dorëzuar mandatet kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i Demokristianëve Nard Ndoka, dhe dy deputetët Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari, ndërsa nga LSI-ja, Lefter Koka, që e kishte lamëruar pak dië më parë vendimin kundër grupit dhe opozitës, transmeton Reporttv.

Mediu ndodhet në Vjenë si i dërguar në një takim të OSBE nga opozita, ndërsa ende nuk dihet si do të veprojnë Ndoka, Murrizi dhe Rudina Hajdari. Opozita protestoi sot për tre orë para parlamentit dhe kryesisë së Kuvendit duke kërkuar largimin e Ramës
Shtuar më 21/02/2019, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori