Khabib drejt dënimit me 10 vite?
khabib000
Luftëtari rus, Khabib Nurmagomedov ka theksuar se ai nuk do të shkojë në Komisionin e Sporteve kur të merret vendimi në datën 10 dhjetor pasi është i pafajshëm dhe nuk e ka aspak problem sikur të dënohet edhe me 10 vite përjashtim nga UFC.

“Më 10 dhjetor ata do të mblidhen sërish dhe do të më kërkojnë, por unë nuk do të shkoj. Unë mbrojta familjen, fenë dhe vendin tim. Nëse ata dëshirojnë të më ndëshkojnë le ta bëjnë.

Le t’i marrin të gjitha paratë që kam fituar dhe të më dënojnë edhe 10 vjet. Nuk ka asnjë rëndësi për mua. Unë jam i pafajshëm. E nisa dhe e mbylla duelin si burrë, unë e fitova duelin brenda rregullave të lojës. Pas duelit unë i tregova McGregor atë që ai kishte bërë për disa muaj me radhë para sfidës”, tha Khabib Nurmagomedov. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2018, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori