Khabib kërcënon UFC: Do ta lë këtë sport nëse nuk më lejoni të luftoj me të (FOTO LAJM)

Pëlqej
Khabib Nurmagomendov i është adresuar UFC-së në profilin e tij në “Instagram”, duke kërcënuar se do ta braktisë UFC-në nëse kërkesat e tij nuk merren seriozisht.

Javën e kaluar Khabib mposhti në duelin e shekullit kundërshtarin e tij McGregor dhe pasi përfundoi ky duel ai filloi përleshjen me stafin e irlandezit.

Megjithatë kaq mjaftoi që gjendja të destabilizohej dhe skuadra e Khabibit të fillonte të sulmonte McGregorin dhe njëri nga ata e ka qëlluar në kokë.

Sulmuesit u arrestuan nga policia për këtë gjest, por ajo që bie në sy është se në tre emrat e të arrestuarve figuron dhe emri i Zubaira Tukhugov i cili është një luftëtar i UFC-së. Ndërsa Khabib bën thirrje në Instagram se do ta lëri UFC-në në rast se Tukhugov nuk lejohet që të luftojë më në kafaz.
Shtuar më 11/10/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori