Khabib reagon ndaj humbjes së McGregor
Khabib Nurmagomedov ka reaguar ndaj humbjes së Connor McGregor të cilën ia shkaktoi Dustin Poirier.

Dustin Poirier triumfoi ndaj Connor McGregor, në kuadër të UFC 257 në Abu Dhabi Arena dhe u bë luftëtari i parë në histori që arrin të mposhtë irlandezin me nokaut.

Pas meçit, edhe Khabib Nurmagomedov dha mendimin e tij për epilogun.

“Kjo është ajo çfarë ndodh, kur të ndryshoni ekipin tuaj, lini partnerët e stërvitjes që ju bënë një kampion dhe duke bërë sparing me fëmijë të vegjël, larg realitetit”, kishte thënë Khabib në rrjetin e tij social, Twitter.

Presidenti i UFC, Dana White, deklaroi se pas meçit, rikthimi i Khabib duket që ka pak gjasa.

White shtoi se Michael Chandler dhe Poirier, dy luftëtarët fitues të peshave të lehta në UFC 257, mund të takoheshin për titullin e peshave të lehta, Lightweight nëse qëndrimi i Khabib nuk ndryshon.
Shtuar më 24/01/2021, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori