"Kjo është simptoma tipike që tregon se mund të jesh infektuar me koronavirus"
Një infermiere që po trajton pacientë me koronavirusin e ri është shprehur se sytë e skuqur mund të jenë një shenjë paralajmëruese për koronavirusin.

Chelsey Earnest, infermiere te nje qendër shëndetësore në Kirkland, epiqendra e epidemisë në Uashington, është shprehur për CNN se “sytë e kuq” ishin shenja e vetme që të gjithë të sëmurët me Covid-19 kishin të përbashkët, shkruan albeu.com.

Duke folur për eksperiencën e saj ajo tregoi:

“Ëshë diçka që e pashë tek të gjithë pacientët. Sytë e tyre ngjanin sikur të kishin alergji. Pjesa e bardhë e syve nuk ishte e skuqur. Më shumë dukej sikur kishin hije të kuqe jashtë syve.”

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk i rëndisin sytë e skuqur, ose ndonjë problem tjetër sysh, në listën e simptomave.

Simptomat e rënditura janë temperatura, kolla dhe vështirësi në frymëmarrje. Dhimbja e vazhdueshme në kraharor si dhe nxirja e buzëve listohen si shenja emergjente.

Gjithsesi, Akademia Amerikane e Oftamologjisë lajmëroi ditën e diel se virusi mund të shkaktojë edhe inflamacion të membranës së qepallave./albeu.com
Shtuar më 25/03/2020, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori