Klopp: Barcelona gënjeu, nuk kishin asnjë mundësi që të merrnin Coutinhon, jo vetëm para
Pëlqej
Jurgen Klopp ka folur për të ardhmen e mesfushorit Philippe Coutinho për herë të parë që nga mbyllja e merkatos. Klopp thotë se Coutinho do të jetë i mirëpritur përsëri në ekipin e parë.

"Ne kemi situatën tonë. Mos besoni gjithçka që thuhet në shtyp kjo çështje tashmë ka mbaruar. Kemi situatën që kemi dashur. Dortmund vendosi që lojtari të largohej, prandaj janë dy situata të ndryshme. Ne ende kemi një lojtar me të vërtetë të mirë në skuadër dhe ai mund të luajë " tha Klopp, përcjell Albeu.com

Klopp kur e pyetën nëse kishte kërkuar nga Barcelona 200 milionë euro për brazilianin ai tha: "Ata nuk ishin të aftë ta merrnin dhe tani na nxjerrin të pangopur me para. Ne nuk kemi diskuar asnjë ofertë të tyre vlen apo jo. Vetëm i kemi refuzuar menjehrë." /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori