Klopp i hakërrehet UEFA-s
Pëlqej
klopp00
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka theksuar së fundmi se është kundër kompeticionit të Nations League pasi lojtarët pësojnë një lodhje të madhe.

“Në një pikë të caktuar duhet të ndalemi dhe të mendojmë a duam të shohim opera çdo natë, apo çdo dy muaj? Askush nuk do ta shikojë Anthony Joshua të ndeshet çdo dy net. Është e pamundur. Në asnjë sport tjetër nuk ndodh.

Vetëm në futboll të gjithë duan të kenë kompeticione me skuadra që bien nga kategoria, ngjiten, luajnë për diçka. Nations League është një ide e mirë, por duhet bërë në një sport tjetër, sepse nuk ka vend në futboll për të.

Gjithsesi, këto gjëra mund t’ia kisha thënë edhe makinës sime të kafesë, sepse askujt nuk i intereson mendimi im”, tha Klopp. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori