Xherdan
Shaqiri mungoi ndaj Leicester shkaku i një
lëndim.
Por vetëm pas ndeshjes u mësua arsyeja e mungesës, pasi për të ka folur
trajneri Jurgen
Klopp.
Gjermani ka konfirmuar se
Shaqiri është rikthyer në stërvitje me Liverpoolin nga Përfaqësuesja e Zvicrës, e më vonë është mësuar se ai kishte një problem me muskujt e tij.
“
Shaqiri kishte një problem me muskujt gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar, por ai nuk e kishte kuptuar as vet se ishte lënduar”.
“Ai u rikthye në klub, stërviti me ne dhe më vonë e ndjeu. Pasi i bëmë një skanim e kuptuam se bëhej fjalë për një
lëndim që i kishte ndodhur pesë ose gjashtë ditë më herët”, deklaroi
Klopp.
“Askush nuk e dinte për këtë
lëndim të tij, madje as vet
Shaqiri dhe kështu ai nuk ishte i gatshëm për ndeshjen ndaj Leicesterit”, përfundoi
trajneri gjerman.
Shaqiri do t’i mungojë kampionëve në fuqi të Anglisë edhe të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 09:18