Rikthehet Bundesliga, stadiumi i skuadrës gjermane "mbushet" me tifozë (VIDEO)
Bundesiga rikthehet ditën e sotme dhe sigurisht që do të jetë pa tifozë. Populli gjerman është shumë i veçantë dhe për të mbushur stadiumin ka menduar skuadra e B. Monchengladbach.

Klubi gjerman luan jashtë fushe kundër Eintracht Frankfurtit në orën 18:30. Drejtuesit kanë menduar dhe për ndeshjen e radhës në shtëpi. Ata kanë mbushur stadiumin e tyre me fotot e tifozëve që janë të vendosur në stolat ku ata qëndrojnë.

Një gjetje shumë e mirë nga klubi gjerman që të nuk lejon që stadiumi i tyre të jetë “i zhveshur” nga mungesa e tifozëve. Bundesliga është kampionati i parë i madh që rikthehet dhe padyshim të gjithë sytë janë drejt Gjermanisë.
Shtuar më 16/05/2020, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori