Klubi shqiptar bën denoncimin e bujshëm: Tentuan të manipulojnë rezultatin (FOTO LAJM)

Klubi i Kategorisë së Dytë, Këlcyra, ka bërë një reagim mbrëmjen e sotme në faqen e vet zyrtare në “Facebook”, ku shprehet se disa drejtuesekipit të Përmetit kanë tentuar të manipulojnë ndeshjen e nesërme.

Këlcyra shprehet se drejtuesit e Përmetit kanë tentuar të kontaktojnë lojtarë dhe drejtues të Këlcyrës, që ndeshja derbi që pritet të luhet nesër në Këlcyrë, të fitohej nga vetë Këlcyra, që në ndeshjen e ardhshme të ishte klubi i Këlcyrës të toleronte në ndeshjen që do luhej në Përmet.

Klubi i Këlcyrës shprehet se ekipi i tyre nuk bën kompromis, ndërkohë për përmetarët shprehet që “Kalin e Trojës” ta përdorin me ndonjë ekip tjetër.

REAGIMI I KËLCYRËS

Drejtuesit e ekipit te Permetit, kane tentuar te kontaktojne lojtare dhe drejtues te ekipit tone me qellim qe te arrinin nje marrveshje per rezultatin e ndeshjes derbi qe do te luhet neser ne Kelcyre dhe ndeshja do te perfundonte me fitoren e Kelcyres. Ata kerkonin qe fazen e dyte ekipi jone te toleronte ne Permet.Deshirojme te informojme gjithe tifozat e ekipit tone dhe gjithe publikut sportdashes se : EKIPI JONE NUK BEN KOMPROMIS ME ASNJE EKIP AQ ME SHUME ME PERMETIN ! Neser do te luhet futboll ! Permetaret ” Kalin e Trojes” t’a perdorin me ndonje ekip tjeter ! Ju bejme thirrje gjithe tifozave te ekipit tone te mbeshtesin fuqishem neser cunat ! PS….Ju kujtojme Permetareve se mund ti perdorin pa problem dhomat e zhveshjes se nuk ju ka hije te te vine te zhveshur nga Permeti.

Shtuar më 15/11/2019, ora 22:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori