Kombëtarja niset drejt Lyonit (FOTO LAJM)

Paraditen e sotme, ekipi Kombëtar i Shqipërisë është nisur drejt Lyonit, ku të dielën do te luaj ndeshjen ndaj Rumanisë, e fundit në kuadër të Grupit A të Euro 2016.

Ekipi kuqezi synon fitoren, me shpresën se mund të kualifikohet më tutje. Rumani –Shqipëri zhvillohet në orën 21:00.

Përfaqësuesja e Rumanisë me të cilën Shqipëria do të përballet në Euro 2016 nuk është kundërshtar i panjohur.

Ekipi kuqezi me rumunët është përballur 18 herë që nga viti 1946 e deri më 2011.

Në 18 përplasje me Rumaninë, Shqipëria ka fituar vetëm 2 ndeshje, ka barazuar tre herë ndërsa ka humbur 13 herë. /albeu.com/


Shtuar më 18/06/2016, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori